BOKS/ Nelson Hysa kalon me fitore Florian Markun, merr edhe titullin WBFI

Sport

BOKS/ Nelson Hysa kalon me fitore Florian Markun, merr edhe titullin WBFI
Nelson Hysa vpo tregon mjaft mirë veten në boksin profesionist, teksa mbrëmjen e së shtunës ka shënuar fitoren e radhës. 39-vjeçari shkodran ka mundur me KO që në raundin e parë numrin një të Venezuelës, Luis Joze Marin Garsia, në duelin e zhvilluar në Ofenbah të Gjermanisë.

Një triumf që i dha kampionit kuqezi edhe titullin WBF Interkontinental të peshave të rënda. Kjo ishte fitorja e 14-të për Hysën në po kaq duele të zhvilluara, ndërsa 12 kanë ardhur me KO.

 

Me këtë sukses Hysa kalon, për sa i përket numrit të fitoreve, Florian Markun, i cili numëron 13 triumfe dhe 1 barazim. Por ndryshe nga Marku, boksieri shkodran ka veshur gjithashtu edhe dorezat e boksit olimpik, teksa për gati dy dekada është kampion absolut në Shqipëri.

Në mbrëmjen e boksit në Ofenbah u ngjitën në ring edhe boksierë të tjerë të talentuar shqiptarë, teksa titullin WBFI në kategoritë e tyre e fituan dhe Arjon Kajoshi dhe Geljan Rajku, të cilët triumfuan me pikë. Fitore shënuan gjithashtu edhe Alban Bërmeta, Senad Drini, Lulzim Ismaili dhe Rexhildo Zeneli. Barazim në ndeshjen e saj të parë si profesioniste për Elsidita Selajn kundër gjermanes Naomi Mannes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion