Bayern Munich humb në shtëpi, mposhtet nga Werder Bremen

Sport

Bayern Munich humb në shtëpi, mposhtet nga Werder Bremen

Bayern Munich ka dështuar në shtëpi ndaj Werder Bremen duke pësuar humbje me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligas.

Mysafirët në fillimin e ndeshjes dhe në pjesën e parë në përgjithësi ishin shumë kërkues, duke rrezikuar disa herë portën e bavarezëve.

Jens Stage, Mitchell Weiser dhe Justin Njinmah kishin raste të mira, me këtë të fundit që edhe shënoi gol, por u anulua nga VAR.

Bayern Munich kishte vetëm një rast të mirë në pjesën e parë, kur Dayot Upamecano rrezikoi portën e Werder Bremen.

Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët arritën të gjenin golin e epërsisë, kur Weiser mposhti Manuel Neuerin për 1-0.

Pas kësaj humbjeje, Bayern Munich mbetet në vendin e dytë me 41 pikë, shtatë më pak se sa Bayer Leverkusen që është lider. 

ME TE LEXUARAT