Bajerni bën detyrën në shtëpi, Hofenheimi i “shqiptarëve” ngec në transfertë

Sport

Bajerni bën detyrën në shtëpi, Hofenheimi i

Bajerni i Mynihut ka marrë një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Eintraht Frankfurtit në “Allianz Arena”, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të Bundesligës. Bavarezët dominuan pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë u përballën me reagimin e miqve dhe një shqetësim serioz për dëmtimin e Alfonso Dejvisit.

Skuadra vendase e nisi takimin me intensitet dhe arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 16-të me anë të Aleksandër Pavloviç. Vetëm katër minuta më vonë, Herri Kejn dyfishoi shifrat, duke konfirmuar formën e tij të mirë këtë sezon.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Bajernin.

Pjesa e dytë nisi me një lajm të keq për vendasit, pasi Alfonso Dejvis u largua nga fusha për shkak dëmtimi. Sipas raportimeve fillestare, bëhet fjalë për një lëndim potencialisht serioz. Mbrojtësi kanadez ishte rikthyer së fundmi nga një dëmtim i gjatë, çka shton shqetësimet në kampin bavarez.

Në minutën e 68-të, Kejn realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Bajernin, duke krijuar një avantazh të sigurt në letër. Megjithatë, Frankfurti reagoi në minutën e 77-të, kur Xhonatan Burkard shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke rihapur takimin.

Pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Arnaud Kalimuendo shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase për të ngushtuar shifrat në 3-2. Pavarësisht presionit në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare.

Në ndeshjet e tjera të javës së 23-të, Hofenheimi barazoi 2-2 në transfertë ndaj Këlnit, me një asist të Albian Hajdarit në golin e parë të skuadrës së tij.

Unioni i Berlinit fitoi minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Bajer Leverkusenit, ndërsa Volfsburgu u mposht 2-3 nga Augsburgu në një tjetër përballje me shumë gola./Sport

ME TE LEXUARAT