Athina në flakë, tifozët e Panathinaikos përplasen me policinë greke

Qendra e Athinës është kthyer ditën e sotme (19 maj) në një “shesh përplasjesh” mes tifozëve të skuadrës së Panathinaikos dhe forcave të policisë para ndeshjes së fundit ndërmjet ekipit të Panathinaikos dhe Olimpiakos.
Siç shihet në pamjet , ka pasur përplasje të ashpra dhe përdorim të gazit lotsjellës në përleshjet e tifozëve me forcat speciale.
Mësohet se si pasojë e përplasjeve, janë arrestuar 10 persona.
Pika e takimit të tyre ishte Fusha e Areos, konkretisht në ngritje të Avenue Alexandras. Plani ishte të ngjiteshin në Alexandras dhe të shkojnë në stadium.
Përveç parullave kundër pronarit të ekipit, jane dëgjuar edhe parulla kundër familjes Vardinogiannis.


