Allegri mes krizës te Milan: Dua të qëndroj në Milano për sa më gjatë

Sport

Allegri mes krizës te Milan: Dua të qëndroj në Milano

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka theksuar rëndësinë e unitetit brenda klubit në një moment delikat, mes rezultateve të paqëndrueshme dhe zërave të shumtë për të ardhmen e skuadrës.

“Në klub nuk mund të biesh gjithmonë dakord; gjëja e rëndësishme është të punojmë për të mirën e klubit”, u shpreh Allegri në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Atalantws.

Tekniku italian vlerësoi gjithashtu mbështetjen e tifozëve, pavarësisht protestave që kanë shoqëruar klubin kohët e fundit. “Deri më tani, tifozët kanë qenë gjithmonë mbështetës dhe kemi disa prej tyre edhe nesër”, shtoi ai.

Në kampin kuqezi, situata mbetet e tensionuar edhe për shkak të diskutimeve rreth drejtimit të klubit dhe rolit të drejtorit ekzekutiv Giorgio Furlani, ndërsa në media qarkullojnë edhe spekulime për të ardhmen e stafit teknik dhe lojtarëve.

Allegri theksoi se brenda klubit ka pasur diskutime të vazhdueshme, por kjo është pjesë normale e punës në një skuadër të madhe. “Nuk biem gjithmonë dakord, por është normale. E rëndësishme është që të gjithë të punojmë së bashku për Milanin”, u shpreh ai.

Trajneri shtoi se nuk është ndjerë i izoluar dhe se dialogu me drejtuesit ka qenë i vazhdueshëm, ndërsa theksoi se skuadra po ndërton një bazë të fortë edhe me afrimet e reja që ende po integrohen.

“Dua të qëndroj në Milan për sa më gjatë të jetë e mundur”, përfundoi Allegri.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion