“Ai është në Madrid”/ Jose Mourinho zgjedh fituesin e Topit të Artë

Sport

“Ai është në Madrid”/ Jose Mourinho zgjedh fituesin

Lojtari më i mirë në botë nuk ka pse të jetë futbollist i Paris Saint-Germain, apo pjesë e kombëtares spanjolle”. Kështu ka deklaruar trajneri Zhose Murinjo kur është pyetur për garën e Topit të Artë. Sipas tij, futbollisti që e meriton këtë çmim është lojtar i Real Madrid dhe ka shkruar historinë këtë verë.

Jose Mourinho ka bërë një deklaratë të fortë për garën e këtij viti për Topin e Artë, duke dhënë një sinjal të qartë se i preferuari i tij luan pikërisht te Real Madridi.

Trajneri portugez nuk përmendi drejtpërdrejt emrin e lojtarit, por tha se disa prej futbollistëve më të mirë në botë janë në Madrid dhe se njëri prej tyre “ka bërë histori këtë verë”.

Referenca ishte e qartë për Kylian Mbappé, i cili në botëror u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës. Francezi vjen gjithashtu pas një performance spektakolare me Realin, duke shënuar tre gola në fitoren 4-1 ndaj Real Sociedad.

Mourinho theksoi se Topi i Artë nuk duhet t’i jepet automatikisht një lojtari vetëm sepse ka fituar Champions League apo Kupën e Botës. Sipas tij, çmimi duhet të vlerësojë futbollistin më të mirë në aspektin individual dhe atë që lë një trashëgimi të paharrueshme.

“Lojtari më i mirë në botë nuk ka pse të jetë futbollist i Paris Saint-Germain, apo pjesë e kombëtares spanjolle.është një çështje krejt tjetër Këtu janë dy, tre ose katër nga lojtarët më të mirë në botë, dhe ne i dimë se kush janë ata.. Ne e dimë se është dikush këtu që ka bërë histori këtë verë”

Në Madrid, portugezi ka luksin të ketë në dispozicion një skuadër me shumë alternativa. Megjithatë Mesazhi i Mourinhos ishte i qartë: për të, Topi i Artë duhet të jetë në Madrid dhe sinjalet e tij të çojnë te një emër Kylian Mbappe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion