60 ditë nga Polonia, alarm i kuq për kuqezinjtë: Sylvinho përballë një skuadre pa ritëm

Sport

60 ditë nga Polonia, alarm i kuq për kuqezinjtë: Sylvinho

Numërimi mbrapsht për gjysmëfinalen e Play-off-it të Botërorit ka nisur dhe Shqipëria ka vetëm 60 ditë për t’u përgatitur për sfidën vendimtare ndaj Polonisë në Varshavë. Por, ndryshe nga entuziazmi i viteve të shkuara, situata aktuale në kampin kuqezi është shqetësuese.

Forma dhe minutazhi i legjionarëve ngrejnë alarmin për trajnerin Sylvinho. Reparti i sulmit është pika më e dobët: Armando Broja po kalon një sezon të vështirë te Burnley, Rey Manaj shënon pak në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa niveli i kampionatit mbetet një pikëpyetje. Shpresa kryesore mbetet Ernest Muçi, i cili po shkëlqen me Trabzonsporin.

Në mesfushë, dilema kryesore është Nedim Bajrami, i rikthyer së fundmi nga dëmtimi, ndërsa Kristjan Asllani nuk po gjen vazhdimësi. I vetmi element i sigurt është Ylber Ramadani, titullar i përhershëm te Lecce.

Në mbrojtje dhe portë, Thomas Strakosha po kalon një periudhë pozitive, por krahët mbeten problematikë: Elseid Hysaj ka pak minuta te Lazio, ndërsa Mario Mitaj aktivizohet rregullisht, por jashtë ritmit europian.

Me shumicën e formacionit larg formës optimale, Sylvinho përballet me një “dhimbje koke” serioze, në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion