10-fishi i pagës që merr aktualisht! Zbulohet sa para do të fitonte Gianni Infantino nga projekti për të shitur Kupën e Botës

Sport

10-fishi i pagës që merr aktualisht! Zbulohet sa para do të

Një projekt i diskutuar dhe i kritikuar brenda futbollit botëror do t’i kishte sjellë përfitime të mëdha financiare presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, sipas një hetimi të publikuar nga “The Times”. Plani për shitjen e rreth 20% të të drejtave të Kupës së Botës përmes degës së FIFA-s, Forward Enterprise, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 3.65 miliardë eurosh, është anuluar pas kundërshtimeve të forta nga UEFA, CONCACAF dhe sponsorët e organizatës.

Por ajo që ka shkaktuar më shumë debat lidhet me përfitimet e mundshme të Infantinos. Edhe pse presidenti i FIFA-s ka deklaruar se nuk kishte synim të nxirrte fitim personal nga kjo iniciativë, hetimi i “The Times” pretendon se ai mund të kishte përfituar një pagë prej rreth 30 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuse. Kjo shifër do të ishte shumë më e lartë se paga aktuale e Infantinos, e cila raportohet të jetë rreth 3 milionë euro.

Projekti ishte planifikuar të kalonte përmes një votimi nga 211 federatat anëtare të FIFA-s, ndërsa federatave u ishin premtuar shpërblime të konsiderueshme financiare. Megjithatë, kundërshtimet e forta nga brenda futbollit ndërkombëtar bënë që iniciativa të mos vazhdonte përpara. Pavarësisht kritikave dhe debatit të krijuar rreth menaxhimit të projektit, Gianni Infantino vijon të mbajë postin e presidentit të FIFA-s.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion