Zbulohet Toka e re, planet potencialisht i banueshëm pranë sistemit tonë diellor!

Soft

Zbulohet Toka e re, planet potencialisht i banueshëm pranë sistemit

Astronomët kanë zbuluar një planet të ri potencialisht të banueshëm rreth 146 vite dritë larg Tokës, i cili ka madhësinë e Tokës dhe kushte të ngjashme me ato të Marsit.

Planeti kandidat, i quajtur HD 137010 b, rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë rreth 6% më i madh se Toka.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh nga Australia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka e identifikoi planetin duke përdorur të dhëna të mbledhura në vitin 2017 nga misioni i zgjeruar i teleskopit hapësinor Kepler të NASA-s, i njohur si K2.

Dr. Chelsea Huang, studiuese në Universitetin e Queenslandit Jugor në Australi, tha se planeti ka një orbitë të ngjashme me atë të Tokës, që zgjat rreth 355 ditë.

Studiuesit besojnë se planeti ka rreth 50% mundësi për t’u ndodhur në “zonën e banueshme” të yllit të tij, rajoni ku kushtet mund të lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm.

“Ajo që është veçanërisht emocionuese për këtë planet me madhësinë e Tokës është se ylli i tij ndodhet vetëm rreth 150 vite dritë larg sistemit tonë diellor,” tha Huang, një nga bashkautoret e studimit.

“Planeti tjetër më premtues rreth një ylli të ngjashëm me Diellin, në zonën e banueshme, Kepler-186f, ndodhet rreth katër herë më larg dhe është 20 herë më i zbehtë.”-shtoi ai/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion