Zbulohet data kur nis sezoni i ri i “Për’puthen”

Soft

Zbulohet data kur nis sezoni i ri i “Për’puthen”

“Për’puthen” do të rikthehet sërish në ekran dhe audicionet janë përmbyllur.

Gjatë ditëve të fundit autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka zhvilluar takime me djem dhe vajza të reja që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e programit dhe tashmë janë përzgjedhur më të mirët mes tyre.

Ditën e sotme është zbuluar dhe data e nisjes së sezonit të ri të këtij programi nëpërmjet promo-s,  ku shihet Bora Zemani, e ulur para një tavoline të mbushur me dosje.

Moderatorja ka konfirmuar se nisja e formatit të dashurisë do të jetë më shpejt nga ç’e prisnim, në datën 6 shtator.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olsa Muhameti (@olsamuhameti)

Në mesin e aludimeve nëse do të jetë Bora ajo që do të drejtojë këtë program, bukuroshja e ekranit e ka konfirmuar këtë gjë më herët:

“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, është shprehur ajo.
Sezonin e shkuar Bora Zemani arriti ta përballonte më së miri emisionin dating në Top Channel. Kjo ishte hera e parë që ajo drejtonte një format të tillë dhe ja doli mbanë e madje fitoi shumë popullaritet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion