Vajza, mbani shënim. Ja si të mbroni flokët nga dielli

Vera është shumë pranë dhe rreziku që dielli t’ju shkatërrojë flokët është shumë i madh. Ekspertët japin një sërë këshillash që të kujdeseni për flokun tuaj, në mënyrë që të mos dëmtohet.
Si fillim është prerja e flokëve rregullisht. Sipas ekspertëve, ka më pak rrezik për ndarje të majave dhe kështu, më pak vuajtje nga efektet e diellit mbi to.
Hidratimi i duhur; Ju duhet të siguroheni që flokët tuaj të qëndrojnë gjithmonë të hidratuar. Megjithëse nuk do të jeni në gjendje të shmangni çdo dëmtim të shkaktuar nga dielli në flokët tuaj, përdorimi i rregullt i kremit të flokëve do t’ju ndihmojë të rivendosni lagështinë e nevojshme për të qenë të shëndetshëm.
Thoni jo tharëses së flokëve; Nxehtësia do ta përkeqësojë gjendjen, prandaj përpiquni të mos përdorni mjete që i ekspozojnë flokët tuaj në nxehtësi.
Vendosni kapele; Vendosja e një kapele do t’i mbajë flokët tuaj larg rrezeve të dëmshme UV.
Mundohuni të mos lagni flokët tuaj; Klori dhe kripa madje mund të rrisin efektet e diellit, kështu që kur jeni në plazh ose në një pishinë mundoheni të mos lagni flokët, përndryshe ato do të dëmtohen.


