Studiuesit tregojnë se martesa mbron zemrën tuaj, por…

Soft

Studiuesit tregojnë se martesa mbron zemrën tuaj, por…

Kujdesi për zemrën duhet të jetë maksimal dhe armiku i kësaj sëmundje, është stresi. Janë disa fakte të çuditshme që studiuesit kanë treguar, në lidhje me zemrën.

E hëna është dita më e keqe; Sipas hulumtimit të botuar në revistën shkencore Circulation, e hëna është dita që ndodhin shumica e episodeve kardiovaskulare. Ekspertët shpjegojnë se kjo ka të bëjë ndoshta me stresin që rritet kur fillon java.

Pushimet nuk i bëjnë aq mirë zemrës; Sipas hulumtimit të përmendur më lart, sulmet në zemër gjithashtu rriten gjatë pushimeve. Kjo mund të jetë për shkak të konsumimit të tepërt të ushqimit dhe konsumimin e tepërt të alkoolit por edhe abuzimet si pirja e duhanit dhe hiperaktiviteti. Shpesh herë simptomat e një sulmi në zemër mund të ngatërrohen me simptomat e .

Diplomat e mbronjë zemrën; Disa studime konfirmojnë se njerëzit me nivel të lartë arsimimi kujdesen më shumë për shëndetin e zemrës, duke mos lënë pas dore vizitat për kontroll te mjeku.

Yoga bën mirë për zemrën; Nga të gjitha format e stërvitjes, joga sjellë benefitet më të mëdha për zemrën. Kryesisht sepse zvogëlon stresin dhe rrjedhimisht presionin e gjakut.

E qeshura është mburojë për zemrën; Sa më shumë që dikush qesh, aq më e fortë është zemra e tij, sipas hulumtimit të kryer nga Klinika Cleveland. E qeshura nga njëra anë zvogëlon stresin i cili është një armik serioz i zemrës dhe nga ana tjetër stimulon qarkullimin e gjakut.

Çokollata e zezë bën mirë për zemrën; Konsumimi i një copë çokollatë të zezë në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sipas hulumtimit të botuar në Science Daily, të kryer nga Laboratorët e Kërkimit të Universitetit Katolik dhe Institutit Kombëtar të Kancerit.

Martesa mbron zemrën; Sipas hulumtimit të Universitetit Keele, botuar në revistën shkencore Heart, njerëzit e martuar kanë shëndet më të mirë sesa beqarët. Përveç niveleve më të ulta të stresit që personat e martuar duket se kanë për shkak të marrëdhënies martesore, ata duket se gëzojnë më shumë kujdes nga partneri i tyre, i cili ka efekt pozitiv në shëndet, përfshirë zemrën./Oraneës

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion