Spitalet sekrete u ofrojnë të kërkuarve “fytyra të reja” për t'i ndihmuar t'i shmangen arrestimit

Soft

Spitalet sekrete u ofrojnë të kërkuarve “fytyra të

Disa spitale ilegale në Filipine po ofrojnë shërbime të kirurgjisë plastike për të arratisurit dhe kriminelët, si formë për t'i ndihmuar ata t'i shmangen arrestimit.

Dy spitale të tilla të paligjshme mund të mbyllen, javët e ardhshme, pasi policia bastisi të parin në periferitë jugore në Filipine.

Mjetet e transplantit të flokëve, implantet dentare dhe aparatura për zbardhjen e lëkurës u sekuestruan nga spitali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ata mund të krijonin një person krejtësisht të ri", tha Winston John Casio, një zëdhënës i Komisionit Presidencial kundër Krimit të Organizuar.

Tre mjekë, dy nga Vietnami dhe një nga Kina, si dhe një farmacist kinez e një infermiere vietnameze u arrestuan dhe u vërtetua se asnjëri prej tyre nuk ishte i licencuar për të punuar në Filipine.

Në dhjetor të vitit 2022, zyrtarët e emigracionit arrestuan një anëtar të mafias kineze, i cili dyshohet se iu nënshtrua një operacioni plastik.

ME TE LEXUARAT