Sipas stinës, ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

Soft

Sipas stinës, ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se në vitet e fundit, 60% e vdekjeve në vend kanë ndodhur si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

40% e tyre janë shkaktuar nga sëmundjet koronare.

Kardiologët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza thanë për Scan TV se shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve janë mënyra e të ushqyerit dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.

Avokado
Avokado është e pasur në proteina, fibër, vitamina dhe minerale.

Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut.

Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin e keq me nga 11 deri në 22%.

Avokado gjendet në treg gjatë gjithë vitit.

Brokoli
Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut.

Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin.

Brokoli gjendet në treg nga muaji tetor deri në muajin mars – prill.

Agrumet
Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq.

Agrumet gjenden në treg gjatë gjithë vitit.

Kafeja
Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%
Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.

Mollët
Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%.

Antioksidantët tek molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut.

Mollët gjenden në treg gjatë vitit.

Spinaqi
Një racion me spinaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut.

Spinaqi gjendet në treg nga periudha janar – maj dhe shtator-dhjetor.

Peshku
Salmoni, peshku ton, skumbria dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën.

Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët.

Arrorët

Arrat dhe bajamet janë veçanërisht mirëbërës për zemrën.

Ato janë të pasur me fibër, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.

Shalqini
Amino acidet tek shalqini zhbllokojnë enët e gjakut dhe ulin tensionin e gjakut.

Ekspertët e AgroWeb.org nënvizojnë se zhbllokimi dhe pastrimi i enëve të gjakut kërkon kohë, por ngrënia e ushqimeve të lartpërmendura e përshpejton këtë proces.

Shalqini e ka periudhën nga muaji korrik deri në muajin shtator./AgroWeb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion