Sipas shkencës, ky është njeriu më i pashëm në botë

Soft

Sipas shkencës, ky është njeriu më i pashëm në

Robert Pattinson është njeriu më i pashëm në botë, sipas shkencës. Ylli 33 vjeçar mesa duket ka tiparet dhe përmasat më të mira të fytyrës duke lënë pas Brad Pitt dhe George Clooney. Kirurgu i famshëm plastik Julian De Silva përdori një teknikë të re që krahason tiparet e fytyrës me “Raportin e Artë” ose standarti i bukurisë së grekëve.

Sipas shkencës, ky është njeriu më i pashëm në

Pas rezultateve, u arrit në përfundimin se Robert Pattinson ka detajet më të përsosura të fytyrës. Ai përputhej me idenë e “njeriut të përsosur” të vendosur nga grekët me një përqindje 92.15% me sytë, hundën dhe mjekrën që ishin tiparet e tij më të mira. Në vendin e dytë u rendit Henry Cavill.

Sipas shkencës, ky është njeriu më i pashëm në

Ylli i “A Star is Born”, Bradley Cooper ishte i treti ndjekur më pas nga Brad Pitt dhe George Clooney. Në listën e 10 më të mirëve ishin dhe Hugh Jackman, David Beckham, Idris Elba, Kanye West dhe Ryan Gosling. E njëjta procedurë u përdor dhe për gruan më të bukur dhe sipas këtij raporti, Bella Hadid u cilësua si gruaja më e bukur në botë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion