Shpallet fajtor bashkëthemeluesi i markës së njohur, çfarë akuze rëndon mbi të?

Soft

Shpallet fajtor bashkëthemeluesi i markës së njohur,

James Holder, bashkëthemelues i markës së njohur të modës “Superdry” është shpallur fajtor për përdhunim, pas një gjyqi pesë-ditor, në Gloucester Crown Court.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive gjatë procesit gjyqësor, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe publike për shkak të profilit të lartë të të pandehurit.

Gjykatësi David Chinjay refuzoi kërkesën e Holder për t’u liruar me kusht, duke argumentuar se pasuria e tij e konsiderueshme financiare e rrit rrezikun që ai të tentojë të largohet nga vendi për t’iu shmangur drejtësisë.

Holder gjithashtu pritet të qëndrojë në paraburgim deri në shpalljen e dënimit, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat ligjore për çështjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion