Sëmundjet e zemrës në rritje të vazhdueshme, mjekët apel qytetarëve, ja kur duhet të drejtohen menjëherë në spital

Soft

Sëmundjet e zemrës në rritje të vazhdueshme, mjekët

Sëmundjet e zemrës po shënojnë një rritje të vazhdueshme dhe renditen të parat si për nga sëmundshmëria, ashtu edhe për nga vdekshmëria në popullatën shqiptare.

Asnjë moshë nuk është imune ndaj problemeve kardiake, por pas moshës 60 vjeç, sipas mjekëve, rreziku për këto problematika përfshirë edhe infarktin e zemrës rritet ndjeshëm, për disa arsye.

Problemet kardiovaskulare, përveçse lidhen me stilin e jetesës, janë të lidhura ngushtë edhe me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, duke i bërë personat me sëmundje kronike.

Për të parandaluar sëmundjet ishemike të zemrës, mjekët kardiologë apelojnë për kontrolle periodike tek mjeku i familjes.

Në rast se shfaqen shenja si dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje apo lodhje e theksuar, duhet të shkojmë menjëherë në spital për të marr kujdesin mjekësor/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion