Sekreti është uthulla e mollës, si ta bësh pjesë të dietës së përditshme

Soft

Sekreti është uthulla e mollës, si ta bësh pjesë

Me siguri ke lexuar disa herë se uthulla e mollës është shumë e mirë për shëndetin. Edhe ekspertët e konfirmojnë: uthulla e mollës bën vërtet mrekulli.

Jo vetëm që të ndihmon në humbjen e peshës dhe ul ndjeshëm procesin e plakjes, por gjithashtu ul presionin e gjakut, përmirëson shëndetin e zemrës dhe lehtëson dhimbjet e stomakut.

E pabesueshme?

Duke pasur parasysh të gjitha benefitet shëndetësore, konsumimi i rregullt i uthullës së mollës duhet të jetë kusht për të gjithë, por ka një problem: nuk ka shije shumë të mirë në të vërtetë.

Ka edhe për këtë një zgjidhje, për fat të mirë. Një recetë e thjeshtë që e bën uthullën e mollës të shijshme, në mënyrë që të marrësh prej saj të gjitha vlerat shëndetësore.

Kombino 2 lugë çaji uthull molle me lëng limoni, ujë dhe mjaltë. Lëngu i limonit është i shkëlqyer për hidratim, mjalti shton sasinë e duhur të ëmbëlsirës për të balancuar shijen e hidhur të uthullës.

Nise ditën çdo mëngjes me këtë lëng të shijshëm dhe shumë shpejt do të ndihesh e rinuar dhe vitale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion