Rekord me cash-in, 493 miliardë lekë jashtë bankave! Pagesat me para në dorë, “zgjidhja e parë” për shqiptarët

Soft

Rekord me cash-in, 493 miliardë lekë jashtë bankave! Pagesat me

Në epokën e pagesave me një klikim, kartave dhe aplikacioneve bankare, shqiptarët ende zgjidhje të parë kanë pagesat me lekë në dorë.

Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të majit paraja që qarkullonte jashtë bankave arriti në 493 miliardë e 873 milionë lekë ose afro 5.2 miliardë euro me kursin aktual.

Kjo është vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë, dhe për herë të parë është kapërcyer pragu i 490 miliardëve. Në krahasim me majin e vitit të kaluar paraja cash është rritur me 59.8 miliardë lekë ose 635 milionë euro.

Paraja jashtë bankave

Maj 2025            493.8 mld lekë
Maj 2026               434 mld lekë
Diferenca           +59.8 mld lekë

Kjo ‘traditë’ e pagesave me lekë në dorë ka ardhur çdo vit e në rritje. Shifrat zyrtare tregojnë se brenda një dekade volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave është më shumë se 2-fishua

Për të reduktuar cash-in në ekonomi, përveç tavanit të caktuar për herë të parë këtë vit për qytetarët që nuk mund të bëjnë blerje me vlerë më të madhe se 5 mijë euro në cash, apo bizneset që u ul nga 1500 euro në jo më shumë se 1 mijë euro, nga 1 qershori strukturat akomoduese dhe institucionet apo shoqëritë publike kanë nisur të ofrojnë si opsion edhe pagesën me kartë për shërbimet që ato ofrojnë.

‘Lufta’ ndaj parasë cash bëhet për të ulur informalitetin, për të reduktuar fenomenin e pastrimit të parave, dhe do të shoqërohet edhe me hetime për justifikimin e pasurisë, pasi shpesh pas pagesave me para në dorë fshihen edhe burimet e paligjshme të të ardhurave.

ME TE LEXUARAT