Përveç ullirit edhe gjethet e tij kanë veti 'magjike' kururese!

Soft

Përveç ullirit edhe gjethet e tij kanë veti 'magjike'

Ulliri është një nga bimët që njihet për përfitimet e shumta në shëndetin e njeriut. Por nëse nuk e dinit, edhe gjethet e tij përmbajnë substanca të cilat kanë këto veti.

Ato ndalojnë shumimin e viruseve në qelizat e shëndetshme të organizmit të njeriut, virusin e gripit, ftohjes, meningjitit, pneumonisë, madje edhe atë të HIV/AIDS.

1.Luftojnë ftohjet.

2.Luftojnë kandidën.

3.Përmirësojne infeksionet e veshit, dhëmbëve dhe ato urinare.

4.Luftojne mikrobet kërcënuese për shëndetin.

Por, si ta përgatisni çajin me gjethet e ullirit? Këpusni në orët e para të mëngjesit degët e freskëta të ullirit, i cili duhet të jetë i pa spërkatur. I thani në furrë për 3 orë në 60 gradë. Preferohet tharja në furrë sepse tharja natyrale merr shumë kohë dhe mund të oksidohen polifenolët e çmuara.

Pasi është tharë, e thërrmoni dhe e vendosni për çdo kupë nga 2 lugë çaji gjethe. I hidhni ujë të valuar dhe e lini 5-10 minuta. Mund ta kombinoni me pak çaj mali për aromë. E konsumoni 3-4 herë në ditë me mjaltë dhe pak limon të shtrydhur.

Është vërtetuar nga studime të ndryshme shkencore se vaji i ullirit ka përparësi ndaj llojeve të tjera të vajit. Vaji i përftuar nga ullinjtë përmban yndyra të pangopura dhe një lugë gjelle na ofron rreth 120 kalori, 15 gramë yndyrë dhe niveli i kolesterolit është thuajse zero.

Mendoni për vajin e ullirit si të ishte lëng i freskët i shtrydhur. Pas njëfarë kohe, ai do të humbasë shijen e do të skadojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion