Njerëzit thonë se kanë shpëtuar pasi kanë zbuluar këto truke psikologjike

Soft

Njerëzit thonë se kanë shpëtuar pasi kanë zbuluar

Të gjithë përballemi çdo ditë me situata stresuese- duke filluar nga një debat banal me partnerin deri tek sherri me kolegun toksik të zyrës. Nëse nuk i merrni dhe aq seriozisht dhe tregoheni të zgjuar, mund t'i kurseni vetes kohë dhe një humor të tmerrshëm. Ka disa hile psikologjike që ju vijnë në ndihmë dhe disa prej tyre i gjeni në listën më poshtë. Nëse këtyre njerëzve iu kanë funksionuar, pse jo?

1.

"Për të shmangur dramat e panevojshme në vendin tim të punës, komplimentoj gjithmonë kolegët prapa krahëve."

2.

"Duke thënë "ke të drejtë" në vend të "e dija" të bën të dukesh më bukur në sy të të tjerëve dhe i bën ata të ndihen mirë për diçka që sapo e kanë zbuluar."

3.

"Në vend që t'i pyes njerëzit "a keni ndonjë pyetje", iu them: "çfarë pyetjesh keni?" Si përgjigje për të parën marr gjithmonë heshtje ndërsa alternativa e dytë i ndihmon të ndihen më rehat dhe të pyesin."

4.

"Vendos kufjet kur jam në shtëpi dhe një muzikë që i përshtatet humorit tim. Më ndryshon komplet."

5.

"Djali im pas çdo dukurie thotë vetëm "pse". Lexova diku se mënyra më e mirë për t'i ndaluar së bëri këtë pyetje është t'i pyesësh ata: "S'jam e sigurt, ti ç'mendim ke?"

6.

"Gjatë një debati kapu fillimisht pas diçkaje me të cilën je dakord dhe ti, pastaj dil tek çështja kryesore."

7.

"Kërko në mënyrë të drejtëpërdrejtë atë që të duhet. Në vend që të pyesësh nëse dikush ka një karikues, thuaj 'më duhet një karikues'."

8.

"Kur kam diçka të rëndësishme për t'ju thënë fëmijëve të mi, ja them me shumë zë të ulët. Ata janë bërë imunë ndaj të bërtiturave të mia dhe vetëm kur flas me zë të ulët më kushtojnë vëmendje."

9.

"Dëgjoje dikë pa dhënë këshilla apo pa kërkuar më shumë informacion. Kështu do të mësoni më shumë."

10.

"Nëse një njeri i turpshëm është duke folur, kur i shihni në sy dhe lëvizni kokën, i inkurajoni ata për të vazhduar bisedën."
11.
"Unë punoj me disa avokatë idiotë dhe gjithmonë përdor frazën "ke të drejtë". Edhe nëse kanë thënë ndonjë budallallëk, duke i bërë të mendojnë se kanë të drejtë, do t'i bëni të ndihen më të zgjuar."

Burimi: BuzzFeed

ME TE LEXUARAT