Nga zemra, veshkat te mëlçia, COVID-19 prek 79 zona të trupit dhe ka aftësi riprodhuese në trurin e njeriut

Soft

Nga zemra, veshkat te mëlçia, COVID-19 prek 79 zona të trupit

Një studim i kryer së fundmi lidhur me virusin vdekjeprurës COVID-19, tregon se ai mund të gjendet në të gjithë trupin dhe të lërë shenja në më shumë se 7 muaj.

Për ta vërtetuar këtë, studiuesit bënë autopsi të plotë nga prilli 2020 deri në mars 2021 të 44 personave të pavaksinuar që kishin COVID-19 të rëndë. Mosha mesatare ishte 62.5 vjeç dhe 30% ishin femra. Kampionimi i gjerë i trurit është bërë për 11 raste.

Për shkak të natyrës së tij si një sëmundje respiratore, virusi, i njohur klinikisht si SARS-CoV-2, ishte më i përhapur në sistemin e frymëmarrjes si në mushkëri. Por u gjet gjithashtu në 79 vende të tjera të trupit, duke përfshirë zemrën, veshkat, mëlçinë, muskujt, nervat, traktin riprodhues dhe sytë, shkruajnë mediat e reja.  

Në bazë të kërkimeve dhe provave të siguruara, studiuesit arritën të dilnin në përfundimin se virusi është i aftë të infektojë dhe të riprodhohet brenda trurit të njeriut".

 Ata gjithashtu thanë se rezultatet e tyre tregojnë se virusi përhapet përmes gjakut herët gjatë infeksionit, i cili "e mbjell virusin në të gjithë trupin pas infeksionit të traktit respirator".

U vu gjithashtu në dukje se ndërsa virusi u gjet jashtë traktit respirator, ata nuk gjetën shenja të inflamacionit përtej sistemit të frymëmarrjes.

Sipas një postimi në blog nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, rezultatet do të ndihmojnë në ngushtimin e trajtimeve për COVID-in e gjatë dhe veçanërisht të mbështesin idenë e përdorimit të ilaçit antiviral Paxlovid për të trajtuar COVID-in e gjatë.

 Një provë klinike tashmë është duke u zhvilluar duke ekzaminuar trajtimin dhe rezultatet priten në janar 2024.

ME TE LEXUARAT