Nëse vazhdimisht keni këto dy dhimbje koke, mos e neglizhoni më vizitën tek mjeku

Soft

Nëse vazhdimisht keni këto dy dhimbje koke, mos e neglizhoni më

Dhimbjet e kokës janë pjesë e jona, dhe secila është ndryshe nga tjetra. Sa më shumë tipare që jep dikush për dhimbjen e kokës, aq më e besueshme mund të jetë diagnoza, dhe për këtë arsye edhe trajtimi i saj. Zbuloni dy të panjohura në shumicën e llojeve të dhimbjeve të kokës:

Dhimbje koke për shkak të përpjekjeve të tepërta; Kjo dhimbje koke ndodh disa minuta pas një sforcimi të rëndë fizik, siç janë ushtrimet, seksi, një teshtimë e madhe ose e qeshura e fortë. Presioni i lëngut cerebrospinal në tru rritet ndjeshëm, duke rezultuar në një dhimbje koke, e cila zakonisht ulet në disa minuta. Rrallë dhimbja mund të jetë për shkak të një problemi të enëve të gjakut.

Dhimbje koke për shkak të hipertensionit; Shumë njerëz e kuptojnë që kanë presion të lartë të gjakut për shkak të dhimbjes së fortë të kokës që ndiejnë. Presioni i lartë i gjakut kufizon rrjedhën e gjakut në tru dhe kështu shkakton dhimbje koke. Kjo lloj dhimbje koke zakonisht është më e keqe në mëngjes dhe zhduket gjatë ditës. Prandaj është e rëndësishme të kontrolloni presionin tuaj të gjakut dhe ta mbani atë në vlera normale./abcneës.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion