Nëse keni probleme të theksuara me tretjen, kini parasysh këto këshilla

Një problem i madh tek njerëzit, por i shmangshëm, është problem me tretjen. Për këtë çështje, nutricionistja Lorin Lax ka folur më shumë. Ajo ka treguar se cili është “lloji i stomakut” tretës, dhe tani po flet për llojin që lidhet me imunitetin. Sipas saj, deri në 70% të sistemit imunitar ndodhet në stomak, andaj do të ndiejmë shumë simptoma se diçka nuk shkon mirë në sistemin e tretjes.
Nëse keni alergji, lëkurë problematike, sëmundje autoimune, astmë, probleme të sinusit dhe shpesh keni ftohje, ka mundësi që të keni edhe këtë lloj stomaku. E njëjta gjë vlen nëse shumë ushqime ju shqetësojnë, ndërhyjnë në tretjen tuaj ose ju bëjnë të fryheni.
Nutricionisjta këshillon që të hani sa më shumë ushqim të freskët, të papërpunuar, duke shmangur vezët, farat dhe arrat dhe të konsumoni më pak se 20 gramë fruktozë çdo ditë. Stomaku dhe sistemi imunitar janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj mënyrës së jetesës dhe nëse do të duhej të jepte vetëm një këshillë, ajo thotë se gjumi i rregullt dhe cilësor është më i rëndësishmi.
“Stresi ndikon në tretje, andaj është shumë e rëndësishme të flini rregullisht dhe mirë, tetë orë në ditë janë thelbësore për shëndetin. Ju gjithashtu duhet të lëvizni mjaftueshëm, mjafton një shëtitje e moderuar, si dhe të praktikoni teknikat e relaksimit ose jogën”, tha ajo.


