Mos ju besoni! 2 shenjat e Horoskopit që ndryshojnë mendje dhe ju lënë vazhdimisht në baltë

Soft

Mos ju besoni! 2 shenjat e Horoskopit që ndryshojnë mendje dhe ju

BINJAKËT: Asgjë nuk është e sigurt me ta pasi jo vetëm që ndërrojnë mendje në minutën e fundit, por vazhdojnë të justifikohen me arsye nga më qesharaket. Janë gjithmonë të dyzuar dhe të pavendosur, gjë që reflektohet në vendimet që marrin, por edhe humorin e tyre. Për fat të keq, janë personat e fundit ku mund të mbështeteni, kështu që herë tjetër mendohuni mirë para se t’i ftoni diku.

PESHORJA: Në pamje të parë mendohet se Peshorja është sinonim i harmonisë dhe ekuilibrit, por është krejt e kundërta. Njerëzit që i njohin i përshkruajnë si persona të pavendosur dhe që ndryshojnë mendje sa hap e mbyll sytë. Janë të gatshëm t’ju falin botën në duar, kurse më vonë t’ju braktisin si mos më keq. Pa harruar që Peshorja është gjithashtu një shenjë aq e çorganizuar sa mund të humbasë nga momenti në moment. Kjo paqëndrueshmëri është ashtu një arsye që sjell pasiguri dhe në jetën e tyre sentimentale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion