Mjekët flasin: Ja çfarë ndodh kur gëlltisni një çamçakëz

Çamçakëzi është për tu përtypur dhe jo për tu gëlltitur. Por, mjekët tregojnë se edhe nëse e gëlltisni, nuk bën dëm. Mund të keni dëgjuar nga të moshuarit që çamçakëzi i gëlltitur qëndron në stomakun tuaj për shtatë vjet para se të tretet, por kjo nuk është aspak e vërtetë, shkruan “Health Line”.
Nëse gëlltitni çamçakëz, trupi juaj nuk mund ta tresë atë. Megjithatë, çamçakëzi nuk qëndron në stomak. Ai lëviz relativisht i paprekur përmes sistemit tuaj tretës dhe del me jashtëqitjen. Në raste shumë të rralla, sasi të mëdha të çamçakëzit të gëlltitur, të kombinuar me kapsllëk, kanë bllokuar zorrët te fëmijët.
Pikërisht, për këtë arsye gëlltitja e shpeshtë e çamçakëzit nuk këshillohet, veçanërisht te fëmijët./express


