Mbani shënim, një çift i lumtur nuk i bën kurrë këto veprime

Soft

Mbani shënim, një çift i lumtur nuk i bën kurrë

Në një lidhje, gabimet bëhen nga të dyja palët, dhe këtu nuk flasim vetëm për tradhtinë apo mungesën e komunikimit. Janë disa gabime që në pamje duken të vogla, por në fakt dëmtojnë shumë dashurinë mes dy personave.

Nisim me thashethemet për partnerin tënd. Pothuajse të gjithë e bëjnë këtë gjë, por është e gabuar. Pas një nate te lodhshme, nëse ti shkon tek shoqja/shoku për tu ankuar dhe folur për atë që të shqetëson, kjo është e gabuar.  Thashethemet për partnerin vret besimin në një lidhje.

Nëse ju hakmerreni me partnerin tuaj, duke bërë të njëjtën gjë që edhe ata ju bënë. Kjo është më shumë se e gabuar. Inati do vazhdojë dhe do shkatërrojë besimin dhe dashurinë. Nëse asnjëri nga ju nuk heq dorë nga kjo, përfundimi nuk do jetë aspak i mirë. Nëse partneri bën diçka të gabuar, veja në dukje dhe kërko që të ndryshojë. Ti, duke bërë të njëjtën gjë, nuk do fitosh asgjë.

Seksi spontan është më i miri, pasi ka shumë pasion, por, nëse ia lini gjithmonë spontanitetit, gjërat do ndryshojnë. Duket e habitshme, por është shumë mirë nëse bëni një axhendë për ditët që do kryeni marrëdhënie seksuale. Kështu, mendja juaj do krijojë dëshira dhe kërkesa, duke e bërë jetën seksuale më të gjallë.

Mbani shënim, një çift i lumtur nuk i bën kurrë

"PersonalGrowth" shkruan se fëmijët janë prioritet, por edhe bashkëshorti është. Mos lini pas dore bashkëshortin, për tu fokusuar vetëm tek fëmija juaj. Kjo është e gabuar pasi e largon atë, duke sjellë probleme.

Kurrë mos i anashkaloni bisedat e vështira. Nuk ka më mirë se të kesh pranë vetes një partner që nuk i shmanget kësaj. Ti ke nevojë për debat, diskutim, ide, dikush që të të këshillojë, nëse nuk e ke këtë, gjërat do ftohen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion