Luksi i një hoteli në qiell/restorant në katin 120

Soft

 

Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të dhe shërbim personal 24/24 orë, është hapur në Shangai për vizitorët që nuk i frikësohen çmimeve të larta dhe që mbi të gjitha kanë qejf lartësitë. 165 dhomat luksoze të Hotelit J zënë katet e fundit të Kullës Shangai, 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit.

Ashensorët  lëvizin me një shpejtësi rekord prej 42.8 km/orë ose 18 metra/s. Hoteli është më i larti në botë dhe ndodhet në ndërtesën e dytë më të lartë në botë pas Burj Khalifa të Dubait (830 metër). Kulla e Shangait është ndërtesa e dytë më e lartë në botë pas Burj Khalifa e Dubait (830 metër e lartë).

 

 

Hapja e hotelit u vonua pjesërisht nga pandemia e koronavirusit, por tani hoteli ka filluar të presë vizitorët e pasur të cilët kanë në dispozicion një shërbim të dedikuar 24/24 orë.

Klientët e rregullt gjithashtu mund të shijojnë një nga shtatë restorantet, baret, spa-të, pishinën në katin e 84-të dhe të gjitha pjesët e tjera të hotelit luksoz.

Suitat e Hotelit J ofrojnë një pamje të jashtëzakonshme të qytetit, por ato nuk janë të lira. Nga e Shtuna, një natë në një ‘Suitë J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (£7,443)

Nuk është i lirë. Për të festuar hapjen e tij, Hoteli J po ofron një ‘çmim special’ prej 3,088 juanësh ($450 or £343) një natë, por çmimet për 34 suitat e tij janë në stratosferë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion