Konfirmohet rasti i tetë i murtajës së derrave/ Cili vend është prekur

Soft

Konfirmohet rasti i tetë i murtajës së derrave/ Cili vend

Koreja e Jugut ka konfirmuar rastin e tetë të murtajës afrikane të derrave (ASF) në vitin 2026, duke nxitur autoritetet të asgjësojnë derrat e prekur, transmeton Anadolu.

Siç raporton Yonhap News, duke cituar Shtabin Qendror për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Sigurinë, rasti më i fundit u zbulua në një fermë derrash në zonën Pocheon, në veri të kryeqytetit Seul, ku rriten rreth 8.800 derra.

Shtabi Qendror për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Sigurinë tha se për të parandaluar përhapjen e virusit, autoritetet planifikojnë asgjësimin e derrave të prekur, megjithatë nuk ka plane për vendosjen e një urdhri ndalimi të përkohshëm për të gjitha fermat e derrave.

Koreja e Jugut konfirmoi rastin e parë të ASF-së në fillim të vitit 2026 në Gangneung, ndërsa raste të tjera u raportuan në Anseong dhe Pocheon, të dyja në provincën Gyeonggi.

Murtaja afrikane e derrave është e padëmshme për njerëzit, por shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse për derrat/SOT

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion