Çfarë i ndodh trurit tuaj nëse hani një akullore në mëngjes? Çfarë thonë studiuesit

Soft

Çfarë i ndodh trurit tuaj nëse hani një akullore në

Në stinën e verës akulloret janë përveçse shumë të shijshme edhe freskuese. Ato të japin mundësinë t’i konsumosh në shije të ndryshme, gjë e cila i bën aspak të mërzitshme. Akulloret janë të parapëlqyerat jo vetëm të fëmijëve por edhe të të rriturve.

Sipas një studimi të bërë nga një grup profesorësh në Universitetin e Tokios, është zbuluar se nëse hani një lugë të madhe akullore për mëngjes, mund të ndikojë në shpejtësinë e funksionimit të trurit.

Për të vërtetuar këtë, profesorët japonezë kryen një eksperiment me një grup personash.

Ata duhet të konsumonin çdo ditë në mëngjes 3 lugë me akullore. Pas kësaj ata duhet të përdornin kompjuterin për të realizuar një numër ushtrimesh mendore.

Pasi ky eksperiment u bë për disa ditë rresht, u vërejt se personat të cilët kishin ngrënë akullore, kishin reagime më të shpejta dhe ishin më të mirë në procedimin e informatave krahasuar me persona të tjerë të cilët nuk kishin ngrënë akullore për mëngjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion