Ekspozita/ Prezantohen në Vlorë 118 pulla postare nga mbarë bota, me figurën e shenjtores, Nënë Tereza

Soft

Ekspozita/ Prezantohen në Vlorë 118 pulla postare nga mbarë bota,

VLORE- Pullat postare kushtuar Nënë Terezës, të emetuara nga 118 shtete të botës, u prezantuan mbrëmjen e se merkures në një ekspozitë filatelike.

Ekspozita “Nënë Tereza, Shenjtorja që Preku Botën”, u organizua nga filatelisti Gjon Marku, i cili ka mbledhur pullat postare kushtuar Nënë Terezës nga 118 shtete.

Koleksioni është pjesë e albumit “Nënë Tereza në pullat postare të botës”, botuar në vitin 2025. Në të janë përfshirë pullat e Nënë Terezës, të renditura sipas shteteve, së bashku me të dhëna mbi filatelinë shqiptare dhe atë botërore.

“Nënë Tereza është njeriu më i emetuar në botë. Ia kalon të gjitha personaliteteve, përfshirë Papën”, tha Marku.

Albumi i Gjon Markut i paraqet emetimet sipas shteteve dhe kontinenteve, duke treguar mënyra të ndryshme se si është paraqitur Nënë Tereza në filatelinë botërore. 

Ekspozita ne Lungomare te Vlores u vizitua nga qytetare e turiste, ku e pranishme ishte dhe kryetarja e bashkise.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion