Drejt kolapsit spitalet psikiatrike, rritet numri i të rinjve me paranojë dhe anoreksi

Soft

Drejt kolapsit spitalet psikiatrike, rritet numri i të rinjve me

Një situatë aspak e mirë është raportuar në Francë dhe Belgjikë, ku janë shtuar numrat e pacientëve në spitalet psikiatrike. Sipas mediave të huaja, mosha e pacientëve është nën moshën 15 vjeç.

Sipas raportimit, këta të rinj vuajnë nga ankthi, paniku, depresioni dhe çrregullimi në ushqim. Në repartee, sipas mediave, ka të mitur që kanë humbur deri në 20 kilogramë dhe në pjesën më të madhe të rasteve prindërit as nuk e kanë vënë re një gjë të tillë.

Mes të sëmurëve rëndë ka dhe fëmijë e adoleshentë me depresion, paranojak dhe me mani persekutimi. Sigurisht ka edhe adoleshentë të cilët vuajnë nga mungesa e vëmendjes, dhe është kjo grupmoshë që alternon një javë mësimin në klasë dhe një javë online.

Pjesa më e madhe e tyre nuk duan të kthehen më në klasë. Një numër i madh i tyre ka humbur zakonin për t’u zgjuar herët dhe kur rikthehen në klasë nuk pranojnë të qëndrojnë ulur për 7 orë. Repartet psikiatrike po përgatiten të rrisin stafin e tyre edhe pas pandemisë. Në fakt, të rinjtë po vuajnë jo vetëm pasojat psikologjike por edhe ekonomike të kësaj krize.

Sipas mjekësve, ndjenja e pasigurisë që ata kanë do të vazhdojë të shkaktojë sëmundje të reja te më të rinjtë.

ME TE LEXUARAT