Diell dhe temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit pë sot

Soft

Diell dhe temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 28°C, në zonat e ulëta nga 21ºC në 35°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por do të ketë edhe stuhi shiu në disa zona. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15°C në 30°C dhe në zonat e ulëta nga 18°C në 32°C.

ME TE LEXUARAT