Bizhuteritë e mbretëreshës Marie-Antoinette vlerësohen 2-4 mln $ në ankand

Soft

Bizhuteritë e mbretëreshës Marie-Antoinette vlerësohen 2-4

Dy byzylykë diamanti që i përkisnin mbretëreshës franceze Marie-Antoinette do të dalin në ankand në muajin nëntor, në Gjenevë, njoftoi të mërkurën shtëpia e ankandeve Christie's. Rrathët, të zbukuruar me 112 diamante në total, do të shiten së bashku në shifrën 2-4 milion dollarë.

Ky vlerësim "përfshin jo vetëm vlerën e brendshme të diamanteve, por edhe faktin që blerësi do të mbajë bizhuteri që dikur I përkisnin mbretëreshës së famshme Marie-Antoinette," tha specialistja e Christie's, Marie-Cecile Cisamolo.

Bizhuteritë historike ndërkohë mund të shkojnë lehtësisht për shumë më tepër sesa çmimi i kërkuar.

"Siç shihet në shitjet e fundit në Gjenevë, tregu për bizhuteritë me origjinë nga radhët e fisnikëve vazhdon të funksionojë jashtëzakonisht mirë," tha Francois Curiel, kryetari i divizionit luksoz të Christie.

Në vitin 2018, një varëse perlash dhe diamanti natyror që i përkiste mbretëreshës fatkeqe franceze u vlerësua nga shtëpia e ankandit Sotheby's në 1-2 milion dollarë, por u shit për 36 milion dollarë.

Madhësia e diamanteve antikë varion nga një deri në katër karat. Në total, Christies vlerëson se byzylykët përbëjnë 140 deri në 150 karat.

Marie-Antoinette, mbretëresha e fundit e Francës pagoi 250,000 livra, "një shumë e madhe në atë kohë", tha Christies. Pastaj erdhi revolucioni. Para se të përpiqej të ikte nga Franca me mbretin Louis XVI dhe fëmijët e tyre, Marie-Antoinette u sigurua që bizhuteritë e saj të dërgoheshin jashtë vendit. Ajo u ekzekutua në gijotinë në Paris në tetor 1793, në moshën 37 vjeçare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion