Bien aplikacionet e ‘Meta’, probleme në përdorimin e Facebook, Instagram, Threads dhe WhatsApp

Soft

Bien aplikacionet e ‘Meta’, probleme në përdorimin e

Shërbime të shumta të Meta-s, duke përfshirë rrjetet sociale WhatsApp, Instagram, Threads dhe Facebook janë ndërprerë. Sipas raportimeve, përdoruesit e aplikacioneve mund të mos jenë në gjendje të aksesojnë mesazhet e tyre shkruan Mirror.

Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë mundësi përdorimi në versionin desktop ashtu edhe atë celular të platformave. Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë ndërprerje.

Disa përdorues nëpër Bluesky, X dhe Reddit kanë shfaqur foto të përdoruesve që marrin mesazhe “error/ gabim” kur përpiqen të aksesojnë mesazhet e tyre.

Doëndectector, një faqe e dobishme që lejon njerëzit të gjurmojnë ndërprerjet e internetit, tregoi një rritje masive të raporteve për Instagram rreth orës 13:00 me pothuajse 70,000 njerëz që raportuan problemin. Rritja është gjithashtu e njëjtë për Facebook dhe Messenger.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion