Bëni kujdes, ja disa mënyra për të kuptuar se dikush po ju gënjen

Soft

Bëni kujdes, ja disa mënyra për të kuptuar se dikush po ju

Njerëzit që gënjejnë, mund të zbulohen shumë mirë, nëse ne tregohemi të kujdesshëm ndaj disa detajeve të vogla. Të gjithë kemi rënë pre e gënjeshtrave apo dhe kemi gënjyer, të bardha apo të dëmshme dhe ja një mnëyrë për ta zbërthyer këtë “mister”.

Kërkojini ta dëgjoni historinë mbrapsht ose në të kundërt; Zakonisht, kur njerëzit gënjejnë, ata kanë tashmë një histori të sajuar, të gatshme dhe në rend kronologjik. Nëse do iu duhet ta ripërsërisin historinë e tyre ndryshe, ata do të ndihen të stresuar sepse nuk është kjo ajo që planifikuan. Në këtë rast, gënjeshtra do vështirësohet dhe ata do lënë pas shumë detaje apo ngjarje të rëndësishme. Një histori e vërtetë do të ishte shumë më e lehtë për t’u ritreguar. 

Përdorni elementin e befasisë; Nëse mendoni se personi përballë po ju gënjen, bëni një pyetje në mes të historisë. Diçka shumë specifike, nëse mundeni. Në këtë mënyrë, ata mund të përpiqen ta zgjerojnë gënjeshtrën e tyre aq shumë sa do të fillojnë të ngatërrohen apo të thonë diçka që është dukshëm e pavërtetë.

Kini kujdes ndaj buzëqeshjeve fallco; Nëse e njihni dikë, mund ta dalloni lehtësisht se si është buzëqeshja e tij. Gjithnjë kini parasysh se kur njerëzit buzëqeshin, e bëjnë më gjithë fytyrën, jo vetëm me buzët. Kushtojini rëndësi detajeve.

Mundohuni t’i kushtoni vëmendje çdo ndryshimi të zërit; Kur dikush gënjen, toni i tij i zërit dhe shpejtësia me të cilën flasin ndryshon. Vini re kur dikush flet më ngadalë apo më shpejt se zakonisht. Shihni tonet e zërit dhe se si ato ndryshojnë. Detaje të tilla mund të tregojnë pasiguri.

Shihni nëse ka vonesa në përgjigjet e tyre; Nëse bëni një pyetje që është relativisht e lehtë për t’u përgjigjur, e megjithatë personi po kërkon kohë për të kthyer përgjigje, kjo do të thotë se ata ndoshta po mendonë çfarë të thonë: Cila do jetë gënjeshtra e radhës. Nga ana tjetër, nëse ju duket sikur personi po përgjigjet, pa mbaruar ende pyetja, mund të ndodhë që ai ta ketë menduar se ju do e bënit këtë pyetje. Për të kuptuar se cili rast është duhet të tregoheni të vëmendshëm dhe të shihni, në varësi të kontekstit, çfarë përgjigje morët.

Kontrolloni si është raporti i tij me vetëbesimin; Nëse një person fillon ta dallojë se ju nuk po i besoni apo keni dyshime, do të filloni të shihni se si venitet siguria në sytë e tyre. Trupi mund të kërruset gradualisht dhe ai mund të mos ju shohë më në sy si më parë.

ME TE LEXUARAT