A i keni dhe ju? 5 tiparet e përbashkëta të njerëzve më tërheqës

Soft

A i keni dhe ju? 5 tiparet e përbashkëta të njerëzve më

Çfarë kanë njerëzit tërheqës më shumë se të tjerët? Ngjisin kollaj! Janë optimistë, të ndjeshëm, dhe e kanë të thjeshtë të krijojnë marrëdhënie.  E ndonëse në një masë të madhe optimizmi është diçka e lindur, ende mund të mësojmë ta shohim gotën gjysmë-plot! A i keni edhe ju të lindura këto 5 cilësi të njerëzve që i bëjnë të gjithë për vete?

Ata mendojnë shpejt-ndaj janë bashkëbisedues të shkëlqyer

Karizma- tërheqja e disa njerëzve që i bën të tjerët t'u përulen- është një prej cilësive të dukshme një njeriu joshës, dhe një studim i fundit tregon se karizma lidhet ngushtë me aftësinë për të menduar shpejt.

Ata thërrasin vetëbesim!

Kur dikush ndihet mirë me atë çfarë është, e ka më të thjeshtë të marrë role drejtuese dhe të fitojë respektin e të tjerëve. Nuk do të thotë që duhet të marrësh qëndrim prej mendjemadhi apo arroganti, për të pasqyruar vetëbesim. Mjafton të mos e krahasosh veten me të tjerët, pasi nëse e bën, fillon të ndihesh më inferior dhe shpërqëndrohesh prej vetes tënde.

Ata janë gjithmonë vetvetja

Është autenticiteti i tyre dhe aftësia për t’i qëndruar vetes besnikë, ajo që i bën aq të lumtur. Një kërkim nga Universiteti i Pensilvanisë tregon se të qenit vetvetja, i ndihmon edhe të jenë të shëndetshëm! Nëse e ke të qartë se kush je dhe i qëndron vetes, ndihesh më i kënaqur me jetën dhe botën, çka përmirëson mirëqënien!

Ata flasin rrjedhshëm

Edhe nëse nuk e dinë se për çfarë po flasin, ata e nxjerrin veten tërë hijeshi në çdo bisedë. Folësit e mençur kanë aftësinë për t’i motivuar të tjerët dhe për t’u nxitur atyre ndjenja të mira, si besimi. Kjo është një aftësi që e kanë përgjithësisht presidentët, të cilët kanë gjithmonë përgjigjen e duhur të çdo pyetjeje, edhe sipas një studimi të Harvard-it.

Njerëzit tërheqës kanë humor! 

Nëse i bën të tjerët të qeshin, i bën ata të ndihen më mirë. Humori është një akullthyes i shkëlqyer, i cili gjithashtu tregon shumë zgjuarsi. Nëse ke një humor të mençur, do të thotë se ke aftësi të shumëfishta mendore. Autoironia është një tjetër virtyt që duhet vlerësuar!
Burimi: Bustle

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion