Shqipëria në pikëpyetje për gazin amerikan, grekët e Aktor kërcënojnë me arbitrazh për kontratën 6 miliardë euro

A do të mbetet në fuqi marrëveshja mes kompanisë Albgaz sha në Shqipëri dhe kompanisë greke Aktor e firmosur në prill të këtij viti në Shqipëri? Marrëveshja u firmos në prani të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ish-ambasadores së SHBA në Athinë Kimberly Guilfoyle si dhe drejtuesve të kompanisë Aktor, në Athinë e SHBA e drejtoreshës së Albgazit shqiptar.
Dyshimet për këtë marrëveshje, dolën në kohën kur ish-ambasadorja Guilfoyle u vu nën akuzë për abuzime në shuma të konsiderueshme, aq sa detyroi Shtëpine e Bardhë të kërkojë dorëheqjen e saj.
Sipas raportimeve të The Ëall Street Journal, çështja kryesore është nëse marrëveshja do të jetë ekonomikisht e leverdishme dhe nëse furnizimi mund të realizohet sipas kushteve të parashikuara.
Qëndrimi i Ministrisë shqiptare sipas raportimit, është se Shqipëria nuk është plotësisht e bindur për leverdishmërinë ekonomike dhe pret një studim të plotë fizibiliteti.
Por avokatët e kompanisë Aktor kanë deklaruar se kontrata 20-vjeçare për furnizimin e Shqipërisë është detyruese për palët dhe se mosmarrëveshjet i nënshtrohen arbitrazhit ndërkombëtar.
Kompania ukrainase Naftogaz ka deklaruar se ka ndërprerë negociatat, ndërsa Transgaz në Rumani ka thënë se memorandumi i saj ka skaduar.
Guilfoyle arriti të bindte rreth gjysmë duzine shtetesh, nga Shqipëria te Rumania dhe Ukraina, të nënshkruanin memorandume mirëkuptimi ose deklarata të tjera që shprehnin synimin e tyre për të blerë gaz amerikan, veçanërisht përmes kompanisë greke Aktor dhe sipërmarrjes së saj të përbashkët me një kompani energjetike greke të mbështetur nga qeveria.
Kontrata u nënshkrua mes kompanisë amerikane të AKTOR-it, AKTOR LNG USA, dhe ALBGAZ-it, kompanisë shtetërore shqiptare të gazit.
Bëhet fjalë për një sasi prej 1 miliard metra kub gaz në vit. Furnizimet ishin parashikuar të nisnin në vitin 2030, në formën e gazit natyror të lëngshëm (LNG), me origjinë nga SHBA-ja.
Vlera e deklaruar është rreth 6 miliardë euro. Kjo ishte vlera e parashikuar e përgjithshme e shitjeve përgjatë 20 viteve, sipas njoftimit të AKTOR-it. Nuk bëhet fjalë për 6 miliardë euro që Shqipëria do t'i paguante menjëherë.
Krahas kontratës së furnizimit me gaz, më 28 prill 2026 u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi mes AKTOR Energy USA dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ai parashikonte studimin e mundësisë për zhvillimin e një qendre energjetike të integruar, ku përfshihej edhe një central elektrik me gaz me kapacitet rreth 380 MË.
Memorandumi parashikonte studime për projektin; nuk ishte vetë prova se centrali ishte ndërtuar ose se projekti ishte përfundimisht i realizueshëm.


