Xum Allushi në zi, humb shokun e fëmijërisë: Na ke thyer zemrën (FOTO)

Showbiz

Xum Allushi në zi, humb shokun e fëmijërisë: Na ke thyer

Xum Allushi ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të dhimbshëm për humbjen e një miku të tij të fëmijërisë.

Përmes një fotografie të vjetër ku shfaqen së bashku, Xumi ka kujtuar mikun e tij, duke treguar se janë rritur në të njëjtën lagje në Durrës dhe kanë ndarë shumë momente gjatë fëmijërisë.

Nga fjalët e tij kuptohet se ai ka marrë pjesë në përcjelljen e fundit të mikut, një moment që e ka përjetuar rëndë.

“Tono, na thyve zemrën vlla. U rritëm të dy bashkë te lagjja ‘Restorant Durrësit’. Sot ishte ditë e vështirë shumë për mua kur të pashë që të hodhën dheun sipër”, shkruan Xumi.

Ai e përshkruan mikun e ndjerë si “djalë të mirë dhe trim”, ndërsa kujton me nostalgji vitet kur dilnin nga shtëpia për të parë njëri-tjetrin dhe aventurat që bënin së bashku nëpër lagje.

“S’kam çfarë të them më shumë, thjesht sot di që na ke thyer zemrën, shoku im i fëmijërisë. Nuk do harroj asnjëherë kur mlidheshim te shtëpia dhe shihnim Gokun, apo kur nuk lëshim budallëk pa bërë të dy nëpër lagje e kudo”, vijon ai.

Në fund, Xum Allushi e mbyll dedikimin me një lutje për mikun e tij:

“Zoti të dhëntë xhenetin, amin!”

Një mesazh i shkurtër, por i mbushur me kujtime dhe dhimbje për humbjen e një njeriu me të cilin kishte ndarë një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë.

ME TE LEXUARAT