Xheneta Fetahu paralajmëron ndjekësit, ja hapi drastik që ka vendosur të marrë

Showbiz

Xheneta Fetahu paralajmëron ndjekësit, ja hapi drastik që ka

Ish-banorja e BBVIP Kosova Xheneta Fetahu ka reaguar pa dorashka ndaj një komenti të lënë nga një ndjekëse në rrjetet sociale, e cila e akuzoi se kishte blerë ndjekës në Instagram.

“Sa ndjekës i ke blerë?”, ishte komenti provokues që i është lënë në një nga postimet e saj, duke ngjallur menjëherë reagimin e Xhenetës.

Pa hezitim, ajo u përgjigj publikisht: “Nëse e gjen vetëm një që e kam blerë, ka me ta fal krejt Instagramin tim”.

Kjo deklaratë e prerë dhe e drejtpërdrejtë e modeles është parë si një premtim ironik por i sigurt nga ana e saj, duke lënë të kuptohet se numri i madh i ndjekësve të saj është i arritur natyrshëm dhe pa manipulime.

Reagimi i saj ka marrë mbështetje nga shumë ndjekës, të cilët e kanë përgëzuar për mënyrën e sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me të cilën përballoi komentet negative.

ME TE LEXUARAT