Xheneta Fetahu ndez rrjetin me unazën e fejesës - Kush është partneri misterioz?

Showbiz

Xheneta Fetahu ndez rrjetin me unazën e fejesës - Kush është

Një postim i bërë disa ditë më parë nga ish-banorja e BBVK, Xheneta Fetahu, ka ngritur dyshimet se ajo është fejuar. Në foton e publikuar, ku shfaqet buzë detit, vëmendjen e mori një detaj i vogël por domethënës: një unazë në dorë, që duket tipike e fejesës.

Pa dhënë asnjë koment shpjegues, Xheneta ka zgjedhur të luajë me kuriozitetin e ndjekësve. Dhe nuk është ndalur me kaq. Një tjetër postim gjatë pushimeve ka bërë që spekulimet të shtohen edhe më shumë.

Megjithëse ajo nuk ka zbuluar asgjë për partnerin, rrjeti është ndezur me pyetjen që të gjithë po bëjnë: Kush është “i fejuari misterioz” që Xheneta po e mban aq mirë të fshehur?

Ndjekësit janë në pritje që bukuroshja e BBVK të thyejë heshtjen dhe të tregojë më shumë nga jeta e saj private. Deri atëherë, thashethemet nuk do të ndalen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion