Perjashtimi i G Banit, u thirr në dhomën e rrëfimit e s`u kthye më, si u njoftua vendimi tek banorët e tjerë

G-Bani është përjashtuar nga gara e Big Brother Vip Albania, pasi goditi Gjestin teksa ai ishte duke ngrënë. Në zarfin e sjellë nga Vëllai i Madh, Rozana Radi lexoi përjashtimin e tij.
“Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer!
Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar.
Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anullohet!”, shprehej në komunikim Big Brother Vip.
G Bani nuk ndodhej aty. Nga biseda mes banorëve, kuptohet se ai eshte thirrur ne dhomen e rrefimit, ku duket se i eshte njoftuar vendimi dhe ka dale jashte menjehere pa u rikthyer ne shtepi.
View this post on Instagram


