Video/ Sozia e Taulant Ballës "e djeg" me këngë në Librazhd, ngjashmëria e frikshme me numrin 2 të PS

Showbiz

Video/ Sozia e Taulant Ballës "e djeg" me këngë në

Një përdorues i ‘Tik Tok’ ka publikuar një video në të cilën shihet një këngëtar që ngjason në tipare me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ballën.

Në video, këngtari i cili këndon muzikë popullore ka një ngjasim me Ballën dhe përdoruesi i ka krahasuar duke ironizuar që aty është Taulant Balla i cili i është futur muzikës dhe po këndon në Librazhd.

Mbi video personi që ka publikuar pamjet ka vëndosur disa emoji në shenjë flake në kuptimin që ai po e “djeg” të kënduarin.

Në fakt nëse kjo video shihet në mënyrë kalimtare pa i kushtuar vëmëndje, çdokush mund të mendojë se Taulant Balla i është futur tregut muzikor, por në fakt nuk është ashtu.

ME TE LEXUARAT