Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!
Lajmifundit
/
6 Prill 2025, 13:18
Showbiz

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, duke ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit përmes rrjeteve sociale.
Në një fotografi të ngrohtë familjare, ku shfaqen me vogëlushin në krah, çifti ka zbuluar edhe emrin e tij, Drin, një emër i bukur dhe tradicional shqiptar, i frymëzuar nga natyra dhe rrënjët tona.
Krahas fotos, ata kanë shkruar: “Familja mbi të gjitha. Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë. I bëj malet bashkë, skej m’skej. Ju dua, Drin Islami".


