Çudit Brikena, i drejtohet Mirit: A je i sigurt që është vajza jote sepse...

Showbiz

Çudit Brikena, i drejtohet Mirit: A je i sigurt që është

Një bisedë mes Brikenës dhe Mirit në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka marrë nota humori të përziera me habi, kur diskutimi është ndalur te vajza e Mirit.

Brikena është shprehur tejet e surprizuar nga bukuria e vajzës së tij, duke lënë të kuptohet me shaka se ajo është “shumë e bukur” për të qenë bija e tij.

“Ty të paska dalë një gocë kaq e bukur, por realisht shumë shumë e bukur,” – i është drejtuar ajo Mirit.

Kur Miri ka reaguar duke pyetur me humor nëse ai vetë nuk konsiderohet “njeri i mirë”, Brikena ka lëshuar batutën që ka shkaktuar habi:

“Njeri i mirë po, por me të dalë goca kaq e bukur nuk e kisha menduar. A je i sigurt që është goca jote? A e ke kqyr DNA-në?”

Miri e ka pritur me sportivitet këtë dyshim mbi atësinë, duke u përgjigjur: “Ajo ka edhe grupin e gjakut timin më duket”./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion