U thirr në gjyq për falsifikim, reagon Luiz Ejlli: U mërzitën kur morën vesh se ...

Luiz Ejlli ka reaguar ne lidhje me lajmin qe u shpernda diten e sotme se prokuroria dhe gjykata e Lushnjes e kane marre te pandehur per kryerjen e vepriemeve te falsifikimit, ne kohen kur ishte noter.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale, Luizi shkruan me humor se ata qe e akuzojne, jane merzitur kur moren vesh qe do kendoje ne Shkoder para se te kendoje tek njerezit e gruas.
"Lushnja u merzit kur moren vesh qe do te kendoja ne Shkoder para se te kendoja tek njerezit e gruas" - ka shkruar Luizi ne faqen e tij zyrtare.

Sipas prokurorise, Luizi akuzohet per falsifikimin e nje kontrate te nje shetasi tjeter qe eshte proceduar penalisht me akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale.
Ngjarja ka ndodhur ne kohen kur Luizi kishte zyre si noter ne Tirane, pasi sipas prokurorise, e ka mbajtur vulen deri ne vitin 2022.
