U puth në buzë me modelen italiane, Beniada Nishani sqaron gjithçka

Showbiz

U puth në buzë me modelen italiane, Beniada Nishani sqaron

 Ish-banorja e “BBV” dhe modelja, Beniada Nishani, mori pjesë në “Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia”. Modelja ka qenë në promovimin e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde.

Lidhur me këtë eksperiencë ajo ka folur për emisionin "Wake Up”, ku shprehet se ftesa ishte një surprizë për të.

Agjencitë vit për vit ftojnë disa modele për të marrë pjesë në 'Festivalin e Filmit në Venecia'. Unë kam qenë te 'Don’t worry darling'. Ishte surprizë, nuk e prisja.  Isha bërë gati për të ikur me pushime. Dhe papritur më thanë që je e ftuar”, ka thënë ajo.

Sakaq, një foto që u bë mjaft virale në rrjet, ku Beniada shfaqej duke puthur një tjetër bukuroshe italiane, e kishte të nevojshëm një sqarim nga modelja.

U puth në buzë me modelen italiane, Beniada Nishani sqaron

Puthja ishte diçka shumë spontane. Se po të jetë për 'show' unë nuk i përballoj dot këto gjëra.  Ka qenë një foto e vitit të kaluar. Por u bë virale këtë vit. Gloria është shumë e famshme në Itali. Fotografët bërtitën: 'Beniada, Gloria puthuni' dhe ne u puthëm”, u shpreh Beniada.

U puth në buzë me modelen italiane, Beniada Nishani sqaron

 

ME TE LEXUARAT