U akuzua se e ndau nga Romeo, aktorja vë në siklet Julin: Ti ke ndjenja për Heidin

Showbiz

U akuzua se e ndau nga Romeo, aktorja vë në siklet Julin: Ti ke

Jul Deda është akuzuar nga Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi se ka hyrë mes tyre për t’i ndarë.

Pas akuzave të ish-çiftit ndaj Jul Dedës, aktorja Julia Ilirjani e ka pyetur këtë të fundit nëse ka ndjenja për Heidi Baçin. Por kjo u mohua kategorikisht nga aktori, i cili është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

Gjithashtu është shprehur se jo vetëm për Heidin, por nuk ka tërheqje dhe as pëlqim për asnjë nga vajzat e Big Brother Vip.

Pjesë nga biseda:

Juli: Të pëlqen Heidi ty

Juli: Për çfarë?

Julia: A të pëlqen si femër?

Juli: Jo

Julia: Nuk je i joshur prej saj

Juli: Jo

Julia: Je i sigurtë

Juli: Si ma bën këtë pyetje mua

Julia: Pse ju duket e çuditshme ju si pyetje

Juli: Nuk kam asnjë lloj tërheqje për asnjë femër këtu

Julia: Tërheqjen nuk e kemi në dorë. Në dorë kemi të kontrollojmë qasjen tonë ndaj asaj gjëje. Tërheqja është një gjë natyrale që ndodh

Juli: Unë kam një marrëdhënie të mirë me të siç e kam me vajzat e tjera

Julia: Unë po të pyes për atë dhe jo për vajzat e tjera

Juli: Unë nuk kam asnjë lloj tërheqje për të

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion