Tjetër ‘goditje’ për Brad Pitt, djali i tij 24 vjeçar merr vendimin e papritur për të

Showbiz

Tjetër ‘goditje’ për Brad Pitt, djali i tij 24

Djali 24-vjeçar i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox, thuhet se e ka hequr mbiemrin “Pitt” nga mbiemri i tij i plotë, në titrat e filmit të ri “Couture”, ku interpreton e ëma e tij. Revista “People” konfirmoi se roli i tij si asistent regjisor është listuar nën emrin “Maddox Jolie”.

Ish-çifti ikonik i Hollywood-it ishin të martuar nga viti 2014 deri në vitin 2016 pas një dekade lidhjeje, gjatë së cilës ata mirëpritën gjashtë fëmijë. Të gjithë fëmijët e tyre fillimisht përdornin mbiemrin “Jolie-Pitt”, por që nga divorci i tyre, bëhet e ditur se fëmijët janë distancuar nga i ati, duke çuar edhe në goditjen e madhe për aktorin Brad Pitt, të mosmbajtjes së mbiemrit “Pitt” nga fëmijët e tij.

Disa nga vëllezërit e motrat e Maddox janë distancuar gjithashtu nga mbiemri i babait të tyre.

Zahara njihej me emrin “Zahara Marley Jolie”, kur u bashkua me shoqatën studentore “Alpha Kappa Alpha” në qershor 2024, pak pasi motra e saj, Vivienne, 17 vjeç, u njoh me “Vivienne Jolie” në muzikalin “The Outsiders”, që ajo realizoi me nënën e saj, Angelina. Ndërsa vajza tjetër e ish-çiftit, 19-vjeçarja, Shiloh, gjithashtu paraqiti kërkesë ligjore për të hequr dorë nga mbiemri i Pitt në ditëlindjen e saj të 18-të dhe tashmë ajo njihet si Shi Jolie.

Një burim për revistën “Us” tha se Brad u shkatërrua nga kjo zgjedhje.

“Për të, ishte më shumë sesa një ndryshim emri, ishte një simbol i një ndarjeje më të thellë që ka qenë në zhvillim e sipër prej vitesh.”

Brad Pitt dhe Angelina Jolie finalizuan divorcin e tyre në dhjetor 2024 dhe që atëherë ai ka vazhduar të jetojë me stilisten e bizhuterive, Ines de Ramon, ndërsa përsa i përket statusit të Angelina, ajo thuhet se ka mbetur e fokusuar në balancimin e karrierës së saj dhe mëmësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion