"Ti je një copë..."/ Arjan Konomi "shpërthen" ndaj koreografes: Mjerë ti për trutë që ke...

Showbiz

"Ti je një copë..."/ Arjan Konomi "shpërthen"

Në studion e BBV Fan Club” ka ndodhur një debat i ashpër mes opinionistit Arjan Konomi dhe të ftuarës Linda Konomi.

Gjithçka nisi pas komenteve të Konomit për Selin, teksa Kalemi e ironizoi duke thënë se ai flet negativisht për balerinat për shkak se mund të ketë patur një eksperiencë të keqe me një të tillë më parë.

Pjesë nga debati:

Linda Kalemi: Arjani do ketë patur eksperiencë të keqe me ndonjë balerinë që tha se janë vulgare.

Arjan Konomi: Jo unë nuk thashë balerinat janë vulgare, thashë janë si të gjithë njerëzit e tjerë.

Linda Kalemi: Qenke shumë i lënduar, paske patur një eksperiencë të keqe…

Arjan Konomi: Jo unë kam patur njeriun më të shtrenjte të jetës time balerinë, që tani nuk jeton më…

Linda Kalemi: Me kaq mllef atëherë për balerinët, me këto vulgarizma…

Arjan Konomi: Jo, unë thashë nuk janë ndonjë shtresë…

Linda Kalemi: Unë jamë një imazh makër, që merrem me sjelljen, komunikimin, etikën, aparencën dhe të gjitha…

Arjan Konomi: Ti je një copë torollake që ke ardhur këtu dhe po të dëgjojmë akoma dër dër dër, një orë po flet e s’po pushon dhe s’po thua asgjë. Po të respektojmë shumë Ke dhe cinizmin për të përdorur ironi dhe sarkazëm. Ndaj turp të të vijë dhe boll të dëgjuam deri tani. E tregove shumë mirë niveli ne balerinës dhe nivelin tënd personal. Je më rrugaçe se ato që akuzove.  Ke 3 orë po na bën teori për balerinat, sikur jemi aristokratë dhe ndërkohë flet në mënyrë vulgare.

Linda Kalemi: Ti je si Rogerti…

Arjan Konomi: Ah e shkreta ti për trutë që ke…

Linda Kalemi: Ja shembulli konkret i nja mashkulli ndaj një femre...

Arjan Konomi: Përdor dhe herë tjetër sarkazëm me mua dhe…

Linda Kalemi: Po ti nuk ke argument, nuk më dhe një argument.

Arjan Konomi: Po ti po më kërkon mua a kam patur eksperiencë me ndonjë balerinë… Kjo shoqëri është e mbytur me njerëz si ty që flasin budallallëqe dhe hiqen si të mençur.

Linda Kalemi: Morali juaj është me kokë poshtë… Jeni model i mashkullit të dhunshëm dhe unë jam këtu për të luftuar këtë./BBV Fan Club”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion